Mësohet kur varroset Astrit Ademaj që u vra mbrëmë në Pejë

Lajme

Mësohet kur varroset Astrit Ademaj që u vra mbrëmë në Pejë

Nga: N.Sh Më: 9 shtator 2021 Në ora: 17:48
Astrit Ademaj

Zyrtari i PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri ka njoftuar se varrimi i kandidatit për kryetar të këtij qyteti, do të varroset nesër.

Ai në njoftimin e tij në Facebook, shkruan se, varrimi bëhet në ora 14:00 në varrezat e Katundit të Ri, në Pejë.

NJOFTIM MORTOR

Ju njoftoj se nesër me datë 10.9.2021, në ora 14:00, bëhet varrimi i të dashurit tonë, ASTRIT (REXHEP) ADEMAJ.

Varrimi bëhet në varrezat e Katundit te Ri, në Pejë!

Shpirti i tij dritë pastë!”, shkruan Muhaxheri.

Ndryshe, dy ish-bashkëpartiakët, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj, dyshohet se u gjuajtën me armë mes vete, duke pësuar lëndime vdekjeprurëse kryesisht në pjesën e gjoksit dhe barkut.

I plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademajt, Avniu, i cili pas trajtimit mjekësor është prangosur dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat