​Kancelarja Merkel nesër në Tiranë, publikohet agjenda

Lajme

​Kancelarja Merkel nesër në Tiranë, publikohet agjenda

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 17:30
Angela Merkel

Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Tiranë.

Sipas agjendës së publikuar nga zyra e shtypit e kryeministrisë, në orën 10:20 do të zhvillohet ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave.

Në orën 10:30 do të zhvillohet takimi kokë më kokë mes kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave.

Në vijim, në orën 11:00 do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave.

Në orën 11:50 parashikohet mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park, ndërsa në 11:55 do të jetë mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park.

Në orën 12:00 do të realizohet Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.

Në orën 14:35, Kryeministri Rama dhe Kancelarja Merkel do të japin një konferencë për shtyp po në ambientet në Tirana Business Park.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat