Çka thotë Vuçiq për reciprocitetin e paralajmëruar nga Kosova?

Lajme

Çka thotë Vuçiq për reciprocitetin e paralajmëruar nga Kosova?

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 09:55
Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se për të është e rëndësishme që ta ruajnë sigurinë serbëve në Kosovë, dhe se aktgjykimi i shkallës së tretë kundër Ivan Todosijeviqit është i një rëndësie kyçe për Serbinë.

Ai këtë deklaratë e tha kur u pyet se si e komenton deklaratën e homologut të tij kosovar, Albin Kurtit, i cili ka thënë se do ta fusin në përdorim sërish masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.

“Është e rëndësishme për ne që të ruajmë sa më shumë sigurinë e njerëzve tanë në Kosovë.  Kjo është arsyeja se pse ne do të shohim se cili do të jetë reagimi ndaj vendimit të shkallës së tretë kundër Ivan Todosijeviqit. Kjo është e një rëndësie kyçe për ne“,ka thënë Vuçiq.

Gjykata e Apelit në Kosovë e kishte konfirmuar dënimin ish-ministrit të MAPL-së, Ivan Todosijeviqit, për deklaratën që mohon Masakrën e Reçakut. Shkalla e parë e dënoi Todosijeviqin me dy vjet burgim.

Ndërsa Kurti dje në konferencën pas takimit që pati me kancelaren gjermane, Angela Merkel, u deklarua rreth masës së reciprocitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat