Zyra e kryeministrit jep detaje nga takimi Kurti-Lajçak

Lajme

Zyra e kryeministrit jep detaje nga takimi Kurti-Lajçak

Nga: M.L. Më: 15 shtator 2021 Në ora: 20:41
Foto nga takimi

Zyra e kryeministrit dha detaje për takimin ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, z. Miroslav Lajčák, përfaqësues special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Në një komunikatë për medie thuhet se në takim kryeministri Kurti ritheksoi se Kosova është palë e barabarë të dialog.

“Mbarëvajtja e procesit të dialogut në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm në këtë proces ishin në qendër të takimit. Kryeministri Kurti riktheksoi se në dialog Kosova është palë e barabartë, dhe jo temë, duhet të pranohet realiteti dhe të jemi në shërbim të qytetarëve të të dy vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke”, thuhet në njoftim.

U bisedua edhe për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Përendimor. Kryeministri Kurti konfirmoi përkushtimin e Kosovës për agjendën e BE-së, dhe perspektivën evropiane të rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat