Ushtari i KFOR-it përshëndet gazetarin serb me gishtin e mesëm

Lajme

Ushtari i KFOR-it përshëndet gazetarin serb me gishtin e mesëm

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 14:23
Ushtari i KFOR-it

Përpos Njësive Speciale të Policisë së Kosovës dhe xhandarmërisë serbe, në pikat në veri të vendit po qëndrojnë edhe pjesëtarë KFOR-it.

Një prej pjesëtarëve të kontingjentit hungarez të KFOR-it ju tregoi gishtin e mesëm gazetarëve serbë në Leposaviq.

Mediet serbe këtë gjest të ushtarit e morën si tregues të qëndrimit të KFOR-it ndaj serbëve dhe për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Ndryshe, situata sot u tensionua pasi serbët dogjën Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat