Sekretari i Ministrisë së Jashtme të Serbisë, i reagon këshilltarit të presidentes Osmani

Lajme

Sekretari i Ministrisë së Jashtme të Serbisë, i reagon këshilltarit të presidentes Osmani

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 19:16
Nemanja Staroviq

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Nemanja Staroviq, i ka reaguar këshilltarit presidencial të Kosovës, Blerim Velës, i cili kritikoi vizitën e ambasadorit rus në pikën kufitare serbe me Kosovën.

Ai ka shfaqur acarim ndaj Velës, duke e cilësuar ‘’listë të imagjinuar të horrave’’, komentimin e këshilltarit presidencial, i cili tha se Vuçiq po ndjek agjendën e Putinit.

”Do të ishte kënaqësi të vazhdojmë me listën e horrave të imagjinuar të përdorur për të justifikuar shtypjen kundër serbëve në Kosovë*.

Nëse jo “Putini i keq”, do të ishte Përbindëshi i Spagetit Fluturues, por kjo nuk mund të mohojë faktin se ata po përdorin mitralozë për të frikësuar civilët paqësorë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat