Televizioni publik serb: Ushtria serbe është 2 kilometra larg Jarinjës

Lajme

Televizioni publik serb: Ushtria serbe është 2 kilometra larg Jarinjës

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 10:59
Ushtria serbe

Televizioni publik serb, RTS po vazhdon me propagandë për situatën në Veri.

Në raportimin e fundit, thotë se ushtria serbe i është afruar kufirit në Jarinjë.

Aktualisht, janë katër automjete të blinduara që janë më pak se dy kilometra larg kufirit, pra nga vija administrative. Ushtria Serbe është në gatishmëri të lartë për shkak të situatës në Veri.

Kjo për shkak se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës nuk po tërhiqen” thuhet në raportimin propagandistik të RTS.

Propaganda të ngjashme janë dhënë vazhdimisht nga televizioni serb dhe mediet e Vuçiqit.

Gjatë të shtunës ka patur vazhdimisht raportime se ushtria serbe po niset drejt Jarinjës për ndërhyrje ushtarake.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat