Thyhet automjeti me targa RKS në Mitrovicë, kërcënohen qytetarët

Lajme

Thyhet automjeti me targa RKS në Mitrovicë, kërcënohen qytetarët

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 14:39
Ilustrim

Një qytetarit serb nga Mitrovica me inicialet M.P rreth 35-vjeçar, i është thyer automjeti mbrëmë gjatë natës.

Burime të kp bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 19:00 në rrugën “Lola Ribar” në veri të Mitrovicës, derisa automjeti Fiat Croma me targa të Rashkës, por edhe targa provuese RKS, ishte i parkuar.

Dyshohet se motivi i këtij incidenti është pajisja me targa RKS nga ana e pronarit të automjetit, ndërsa autori ose autorët e këtij incidenti nuk dihen.

Burimet më tej kanë shtuar se qytetarët e komunave veriore të vendit po kërcënohen nga grupe të caktuara, se të gjithë atyre që pajisen me targa RKS, do t’ua thyejnë automjetet.

Media ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut, por pa sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat