Kurti: Agjenda e Ramës për formimin e Jugosllavisë së re nuk është e rastit

Lajme

Kurti: Agjenda e Ramës për formimin e Jugosllavisë së re nuk është e rastit

Nga: M.L. Më: 29 shtator 2021 Në ora: 10:59
Kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Komisionit Evropian

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti komentoi sot konferencën e djeshme të Presidentes së BE-së Ursula von der Leyen dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama rreth cështjes së “Ballkanit të hapur”.

Ai tha se Rama u ndje i nervozuar kur presidentja e KE-së tha se duhet të ndiqet procesi i Berlinit dhe nuk e mbështestin “Ballkanin e Hapur”.

“Në konferencën për Mediat në Tiranë zonjës Ursula von der Leyen, Presidentes së Komisionit Europian dy herë është pyetur nga gazetarët se çfarë mendimi ka për "Ballkanin e Hapur", dhe përgjigjja e saj ishte se për Ballkanin Perëndimor nuk ka rrugë tjetër vetëm se ta ndjekin Procesin e Berlinit si parakusht për hyrjen definitive në BE. "Lideri botëror" Rama reagoi i nevritur nga përgjigjja e zonjës Von der Leyen se nuk e mbështet nismën e tij për formimin e të ashtuquajturit "Ballkani i Hapur" që në realitet është formimi i Jugosllavisë së re ku Serbia dominon. Përgjigjja e Ramës ishte se "Ballkani i Hapur" do të ndodhë dhe pikë!”, u shpreh Kurti.

Sipas tij, ky pseudo-politikan (fjala për Edi Ramën) si duket nuk e ka idenë se me këtë lloj retorike ndaj presidentes Komisionit Europian e fundosi sërish mundësinë e Shqipërisë për tu bërë pjesë e përhershme e BE-së.

“Agjenda e Ramës që me çdo kusht do ta shtyjë agjendën për themelimin e Jugosllavisë së re që do ta vinte sovranitetin e Kosovës në pyetje dhe do ta forconte pozicionin e Serbisë ndaj Kosovës dhe në rajon nuk është e rastit, por ky njeri E KA PËR DETYRË!”,u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat