Flet Petar Petkoviq, tregon a u arrit marrëveshja me Kosovën

Lajme

Flet Petar Petkoviq, tregon a u arrit marrëveshja me Kosovën

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 20:03
Petar Petkoviq

Delegacioni serb në Bruksel ka thënë se asnjë marrëveshje me Kosovën nuk është arritur.

Delegacioni i Beogradit në Bruksel po përfaqësohet nga Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të mërkurën mbrëma ka njoftuar se është arritur një marrëveshje mes palëve për situatën sa i përket reciprocitetit me targat e veturave.

Në një adresim për media, Bislimi ka theksuar se kanë arritur të krijojnë një draft final, ku po pritet vetëm miratimi nga ana e palës serbe.

Ndërsa, nga Bashkimi Evropian ka thënë se bisedimet për arritjen e marrëveshjes për situatën në Veri të Kosovës janë ende duke vazhduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat