Vulini befason me deklaratën, thotë se Kurti e tha këtë të vërtet për Vuçiqin

Lajme

Vulini befason me deklaratën, thotë se Kurti e tha këtë të vërtet për Vuçiqin

Nga: A.M Më: 30 shtator 2021 Në ora: 09:23
Aleksandar Vulin

Albin Kurti tha të vërtetën, Aleksandër Vuçiq është problemi më i madh i shtetit të rremë të Kosovës, tha Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, raporton Tanjug, transmeton "Bota sot"

“Kurti nuk po sulmon Tadiçin, as ndonjë politikan tjetër që udhëhoqi Serbinë, por vetëm Aleksandër Vuçiqin.

Kurti e di se derisa Aleksandër Vuçiq e udhëheq Serbinë, Kosova nuk është dhe nuk do të jetë shtet, ashtu siç e di se nuk do të jetë në gjendje të dëbojë serbët me forcë ose të përsërisë krimet e UÇK -së, pa u ndëshkuar", tha Vulin, duke reaguar ndaj deklaratës së Kurtit në një intervistë për HRT se për situatën aktuale në veri të Kosovës problem është Serbia.

Kurti shtoi se problemi është "veçanërisht presidenti i atij vendi që mendon dhe flet si në vitet '90 të shekullit të kaluar".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat