Kandidati nga NISMA: Programin nuk e kam me vete, ma mori dikush në studio

Lajme

Kandidati nga NISMA: Programin nuk e kam me vete, ma mori dikush në studio

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 00:13
Xhemajl Hasani

Kandidati nga NISMA për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani, i ftuar në një debat zgjedhor për të prezantuar programin e tij për zgjedhjet e 17 tetorit, tha se nuk e kishte me vete.

Hasani, tha se nuk e kishte me vete programin por erdhi që t’iu tregoj të gjithëve se është i pari, dhe të solidarizohet me kandidatët tjerë.

Por ai ‘’fajësoi’’ dikë në studio se i kishte marrë programin, ose e kishte harruar në veturë.

‘’Unë programin ose e harrova në kerr ose e lashë këtu e ma mori dikush se nuk e kom me vete, kështu që ma shumë kam ardhur me u solidarizu me kandidatët tjerë, programi ka mbërritur në duart e qytetarëve’’, tha Hasani.

Nuk është vetëm Hasani i cili ‘’harroi’’  programin e tij, pasi e njëjta ndodhi edhe para pak ditësh me kandidatin për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtirin.

Ai tha se kishte harruar në veturë programin e tij zgjedhor, edhe pse ishte ftuar për ta prezantuar atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat