“Veriu çështje vitale për ne”/ Daçiq: Ishte e qartë se Serbia...

Lajme

“Veriu çështje vitale për ne”/ Daçiq: Ishte e qartë se Serbia...

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 13:00
Ivica Daçiq

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, çështjen e veriut të Kosovës e ka cilësuar si ”një çështje vitale kombëtare dhe shtetërore”.

Duke komentuar marrëveshjen e djeshme për targat të arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, Daçiq tha se “ishte e qartë se Serbia do që ta vazhdojë dialogun”, raporton Tanjug.

Sipas ujdisë trepikëshe për reciprocitetin e targave të dakorduar mes palës kosovare dhe asaj serbe pas dy ditë bisedimesh në Bruksel, trupat e Njësisë Speciale në veri do të zëvendësohen me trupat e KFOR-it dhe njëkohësisht do të largohen barrikadat.

Në pikën 2 të marrëveshjes, nga 4 tetori, ora 8:00, hyn në fuqi regjimi i letrave ngjitëse për targat e veturave nga Kosova dhe Serbia.

Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat