Philips: Vendimi i Kosovës për reciprocitet është i drejtë, është dashur të aplikohet më herët

Lajme

Philips: Vendimi i Kosovës për reciprocitet është i drejtë, është dashur të aplikohet më herët

Nga: F.B Më: 4 tetor 2021 Në ora: 08:48
David Philips

Drejtori Programit për paqe edhe të drejta në Universitetin “Kolumbia” në Nju Jork profesori David Philips konsideron se “vendimi për reciprocitet të cilin e ka vendosur Kosova rreth tabelave të regjistrimit të automjeteve nga Serbia, është plotësisht e drejtë”, përcjell “Kosovo-online”, transmeton “Bota sot”.

Philips ka theksuar se reciprocitetit është “një ndër parimet kryesore në raportet ndërkombëtare mes vendeve ".

"Qeveria e Kosovës ka të drejtë që të kërkojë trajtim të njëjtë për automjetet dhe qytetarët e vetë nga Kosova, por edhe ata nga Serbia dhe gabimi i vetëm është ajo ka pritur shumë gjatë në marrjen dhe aplikimin e këtij vendimi”, ka deklaruar ai.

Sipas profesorit amerikan Philips, Serbia do duhej të ndalonte me kërkesa edhe trajtim të veçantë nga bashkësia ndërkombëtare.

"Nuk mund të ketë aplikim të standardeve të dyfishta, forcat e KFOR-it janë atje për të krijuar stabilitet dhe liri të lëvizjes dhe duhet të ju bëhet e qartë se agresioni i shtetit serb nuk do lejohet asesi", përfundoi Philips.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat