Shefi i BE-së në Kosovë voton për zgjedhjet e përgjithshme të Çekisë

Lajme

Shefi i BE-së në Kosovë voton për zgjedhjet e përgjithshme të Çekisë

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 22:33
Tomas Szunyog

Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka votuar për zgjedhjet e përgjithshme të Çekisë.

Ai ka votuar në objektin e Ambasadës së Çekisë në Kosovë gjatë ditës së djeshme, transmeton Klankosova.tv.

“Ambasadori i BE -së në Kosovë, Tomas Szunyog, gjithashtu votoi në zgjedhjet për Deputetët e Parlamentit të Republikës Çeke në Ambasadën e Republikës Çeke në Prishtinë në ditën e parë të zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Çekisë në Kosovë.

Szunyog është me prejardhje nga shteti çek dhe për këtë arsye ka marrë pjesë në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat