“Disa me uniforma të blera në Shqipëri u kthyen në Kosovë”, militantët e PDK-së ia raportojnë postimin Gani Gecit, Facebook e bllokon!

Lajme

“Disa me uniforma të blera në Shqipëri u kthyen në Kosovë”, militantët e PDK-së ia raportojnë postimin Gani Gecit, Facebook e bllokon!

Nga: N.Sh Më: 14 tetor 2021 Në ora: 18:51
Gani Geci

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-deputeti Gani Geci, pak më herët shkroi një postim në Facebook, ku ‘goditi’ pak disa personalitete që po flasin për luftën e UÇK-së.

Geci tha se disa prej tyre u kthyen nga Shqipëria me uniforma të blera atje, derisa hyrjen e NATO-s në Kosovë e kanë shikuar në TV.

Ky postim i Gecit ka bërë që militantet e PDK-së, të reagojnë ndaj tij.

Pas këtyre raportimeve Facebook e bllokon Gani Gecin.

Këtë lajm e kumtoi deputetja e LDK-së, vajza e Ganiut, Marigona.

Facebook-un dhe faqen politike të babait tim Gani Geci,  pas publikimit të këtij shkrimi siç duket e kanë raportuar militantët e LVV-së dhe PDK-së dhe babai përmes facebook-ut ka marr njoftimin që për 3 ditë nuk do të mund të bëjë postime.

Në këtë kohë fushate nuk do të ketë mundësi të postoj më!”, shkruan Marigona në Facebook.

Ndërsa tutje në postimin e Gani Gecit, që u bllokua pas raportimeve shkroi se bashkë me Halit Baranin, Shani Gecin dhe Haxhi Gecin i kanë bërë ballë ofensivave serbe, ndërsa tash po i bëjnë ballë ofensivave të mbeturinave serbe në Kosovë.

Geci shkruan se, Barani e ka gjunjëzuar kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq në Hagë.

Këta katër burra Halit Barani, Shani Geci, Haxhi Heci dhe unë Gani Geci ju kemi bë ballë të gjitha ofensiva serbe gjatë luftës, edhe pas luftës ju kemi bë ballë të gjitha ofensivave të mbeturinave serbe.

Halit Barani në Hagë e ka gjunjëzua kasapin Sllobodan Millosheviqin.

Disa që po flasin për luftën na e dimë se përfundimin  e luftës dhe hyrjen e NATO-së në Republikën e Kosovës e kanë pa në TV e tek pas NATO-së me uniforma të blera në Shqipëri kanë ardhë në Kosovë”, kishte shkruar Gani Geci në postimin e tij, i cili u raportua në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat