Vela: Presidentja Osmani do të ekspozojë sot në OKB veprimet malinje të Serbisë dhe aktorëve të tjerë

Lajme

Vela: Presidentja Osmani do të ekspozojë sot në OKB veprimet malinje të Serbisë dhe aktorëve të tjerë

Nga: M.L. Më: 15 tetor 2021 Në ora: 12:51
Presidentja Vjosa Osmani dhe z. Blerim Vela

Presidentja Vjosa Osmani do të marr pjesë sot pasdite në takimin e Këshillit të Sigurimit, ku do të diskutohet për Kosovën.

Shefi i Kabinetit të Presidentes, Osmani, Blerim Vela përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka publikuar agjendën e mbledhjes së sotme.

Po ashtu ai ka thënë se Presidentja Osmani do t`i tregojnë veprimet malinje të Serbisë dhe aktorëve të tjerë në mbledhje.

“Sot, Këshilli i Sigurimit do të diskutojë për Kosovën para Sekretarit të Përgjithshëm Antony Guterres.

Presidentja Vjosa Osmani do të paraqesë arritjet e Republikës sonë të re dhe do të ekspozojë veprimet malinje të #Serbisë dhe aktorëve të tjerë”, shkroi Vela në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat