“Bedri Hamza të implementojë projektin e Agim Bahtirit për ngrohje me bërthama të kumbullave”

Lajme

“Bedri Hamza të implementojë projektin e Agim Bahtirit për ngrohje me bërthama të kumbullave”

Nga: N.Sh. Më: 18 tetor 2021 Në ora: 16:47
Bedri Hamza dhe Agim Bahtiri

Zgjedhjet e mbajtura dje në Kosovë, kanë befasuar Agim Bahtirin në Mitrovicë.

Bedri Hamza i PDK-së fitoi përballë Agim Bahtirit të LVV-së me rezultatë bindës mbi 50 %.

Pas fitorës së Hamzës në Mitrovicë, ish-mjeku i UÇK-së dhe publicisti Liri Loshi thotë se ai është mirë të jetë i hapur ndaj një pjesë të programit të Agim Bahtirit.

Ai paksa me ironi thotë se Hamza mund ta implementojë projektin e Agim Bahtirit për ngrohjen e qytetit me bërthama të kumbullave.

“Bedri Hamza pasi ka fituar zgjedhjet në Mitrovicë është mirë të jetë i hapur ndaj një pjese të programit të Agim Bahtirit, gjithnjë për të mirën e qytetarëve, kuptohet. Për shembull, ai mund ta implementojë projektin e Bahtirit për ngrohjen e qytetit me berthama të kumbullave.😀”, shkruan Loshi në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat