Koha kur Powell kërkonte dërgimin e Millosheviqit në Hagë

Lajme

Koha kur Powell kërkonte dërgimin e Millosheviqit në Hagë

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 18:26
Ish-sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Colin Powell

Ish-sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Colin Powell, vdiq sot në moshën 84 vjeçare.

Gjatë detyrës së tij, Powell ka qenë njashtu mjaft i angazhuar edhe rreth çështjes së Kosovës para dhe pas lirisë.

Në një artikull të medias amerikane, TIME, publikuar më 2001 raportohej për takimin e Powell-it me liderët e atëhershëm të Kosovës dhe me kryeministrin e atëhershëm të Serbisë, Zoran Djindjic.

Ky medium shkruan se Powell-i u kishte dhënë lajme të këqija të dyja palëve por shqiptarëve të Kosovës më shumë.

“Mesazhi për Beografin ishte i thjeshtë: Ndihma e shumë-nevojshme ekonomike nga ShBA-ja do të varet nëse Jugosllavia e dërgon Sllobodan Millosheviqin në Hagë në gjyqin për krime lufte”, shkruante atëbotë TIME.

Mirëpo në këtë artikull të publikuar 20 vjet më parë shihet që pavarësia e Kosovës paskësh qenë larg planeve afat-shkurta.

“Mesazhi më i fuqishëm për liderët kosovarë ishte tërthorë: Powell-i të enjten refuzoi ta takojë presidentin malazez, Milo Gjukanoviq, dhe burimet nga administrata i kanë thënë the New York Times-it që arsyeja ka qenë që t’i dekurajojë idetë e republikës së fundit joserbe për pavarësi nga Jugosllavia”.

“Arsyeja ka qenë që Uashington-i dëshiron që ta shmangë dërgimin e mesazhit që mund t’i inkurajojë lëvizjet drejt pavarësisë së Kosovës”.

Mirëpo TIME shkruan që qasja e Powelli-t ishte dizajnuar asisoj që ta menaxhojë konfliktin në Ballkan duke vënë theksin në stabilitet, dhe jo në një tentim për një zgjidhje madhore të një konflikti shekullor kombëtar.

Kujtojmë që shtatë vjet më vonë Kosova qe shpallur shtet i pavarur me përkrahjen e ShBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat