Lajm i hidhur: Vdes regjisorja Burbuqe Berisha

Lajme

Lajm i hidhur: Vdes regjisorja Burbuqe Berisha

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 13:43
Burbuqe Berisha

Regjisorja Burbuqe Berisha ka vdekur sot në vendin e saj të punës.

Media ka kontaktuar me zëdhënësin e kësaj ministrie, Osman Gashi, i cili tha se në vendin e ngjarjes ndodhet edhe Mjekësia Ligjore.

“Janë ekipet e mjekësisë ligjore ne vendin e ngjarjes”, tha Gashi.

Berisha ka qenë edhe Drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Për vdekjen e regjisores ka shkruar aktorja Shëngyl Ismaili.

Me anë të një postimi në Facebook, aktorja ka thënë “Pusho e qete Buqe, shpirte i bardhe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat