Kesiç komenton protestën e shqiptarëve në SHBA: Për shkak ndryshimit të politikës së jashtme amerikane

Lajme

Kesiç komenton protestën e shqiptarëve në SHBA: Për shkak ndryshimit të politikës së jashtme amerikane

Nga: F.B Më: 29 tetor 2021 Në ora: 10:54
Obrad Kesiç

Demonstrata e mbajtur para konsullatës së Serbisë në Nju Jork sipas analistit politik në Uashington Obrad Kesiç, është tentim që të kthehet vëmendja e opinionit amerikan që ajo të drejtohet në imazhin që kishte Serbia në vitet 90-ta, sipas tij tash kur Serbia ka përforcuar pozitën në ShBA, transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij, ka kohë që po përgatitet tekst në Kongres ku Serbia dënohet, por që aktualisht nuk ka mbështetje. Para konsullatës së Serbisë përveç diasporës shqiptare u tubuan edhe kroatë edhe boshnjakë për të “ngritur ndërgjegjen në botë për krime që ka kryer Serbia” posaçërisht u potencua “dhuna seksuale ndaj grave”.

Kesiç shprehet se demonstratat në Uashington e Nju Jork janë të zakonshme dhe hapësira e tyre është e kufizuar, bashkësia shqiptare që jeton në Nju Jork mobilizohet në raste të ndryshme, siç ishte ajo për shfaqjen e filmit të Boris Malagurski.

"Nuk presim që ato të tërheqin vëmendjen e medieve amerikane, ndoshta vetëm atyre lokale, nëse merret parasysh çfarë ndodhë në politikën e jashtme dhe nuk kanë më jehonë si përpara", tha Kesiç.

“Ndikimi i bashkësive që morën pjesë, posaçërisht i bashkësisë shqiptare është i madh në Kongres sepse atje janë të organizuar”, tha ai.

Ka kohë që po përgatitet rezolutë ku do dënohet Serbia, por përveç anëtarëve të Kongresit rreth rastit Bytyqi dhe arrestimit të atyre që u premtua, për çështjet tjera nuk ka harmoni.

"Nëse sponsorët e rezolutës kryesisht ata nga Nju Jorku dhe Nju Xhersi pranojnë ndryshimet që kërkohen nga bashkësia shqiptare, ku fokusi është në Kosovë, kjo nuk po mbështetet nga pala kroate boshnjake e malazeze. Ata duan dënimin e Serbisë, por si duket të paktën tash nuk ka mbështetje për atë tekst, pasi Kongresi nuk sheh Serbinë si kërcënimin e vetëm për paqe edhe stabilitet në Ballkan dhe kanë mendim tjetër nga ajo që kishin më përpara”, tha Kesiç.

Tash Serbia ka përforcuar pozitën edhe falë angazhimit të grupit që mbështet Serbinë në Kongres, që tash janë më aktiv se përpara.

“Serbia ka pozitë tjetër dhe përmes mbështetësve në Kongres mund të ndryshojnë, nëse edhe ta bllokojë”, mendon ai. “Demonstrata tregoi pakënaqësinë për shkak të politikës së jashtme amerikane, që shihet si përpjekje e orientimit në politikën e viteve 90-ta ndaj Serbisë”, andaj Kesiç mendon se “nuk do ndryshojë asgjë nga politika e deritashme që ka fokus dialogun”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat