Ky është 25-vjeçari që u ther për vdekje në Mitrovicë

Lajme

Ky është 25-vjeçari që u ther për vdekje në Mitrovicë

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 09:46
Albert Muja

Një vrasje ndodhi pas mesnate në rrugën “Artim Jashari” të Mitrovicës, ku një person është therur për vdekje nga dy të dyshuar.

Policia ka njoftuar se ngjarja dyshohet se ndodhi pas një zënke që kishin mes vete viktima dhe dy të dyshuarit.

Gjatë përleshjes dyshohet se viktima është sulmuar me thikë nga dy të dyshuarit dhe nga plagët e marra ka humbur jetën në QKUK.

Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit  është dërguar në IML për obduksion.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti, ka treguar se personi që ka mbetur i vrarë është 25-vjeçar.

Viktima është Albert Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat