“Ibrahim Rugovën” hajnat e lanë pa ndriçim

Lajme

“Ibrahim Rugovën” hajnat e lanë pa ndriçim

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Prima”: Vështirësitë në punë vijnë nga vjedhjet dhe nga KEDS-i

Kompania që ka fituar tenderin është “Select Prima”. Punimet në kryerjen e punëve i ka filluar me kohë, por pandemia kishte bërë që të kishin ngecje, sipas Mujë Mazrekajt, udhëheqësit të punimeve nga kjo kompani.

Deri tash, sipas Mazrekajt, janë përfunduar punët në 5 lokacione me gjithë infrastrukturën përcjellëse.

E kemi nis në Vërmicë (Pika Morin), e kemi kry një pikë në Prizren, daljen e Fushë-Kosovës, Daljen tek Albi Mall dhe në Mazgit e kemi kry. Pra, jemi nis nga Vërmica dhe po vijnë në drejtim të Prishtinës’, ka thënë ai 

Afati që do të kryejë punimet kompania është shtyrë për shkak të pandemisë dhe tash “Prima Select” thotë që gjysma e parë e vitit 2022 do ta gjejë autostradën të ndriçuar.

“Ne jemi duke punuar me ritëm shumë të shpejtë. Moti i mirë në këtë kohë na ka ndihmuar. Deri në muajin maj besoj që projekti do të përfundohet. Gjysma e parë e vitit të ardhshëm”, ka thënë udhëheqësi i punimeve në këtë projekt.

Telashet më të mëdha kompania i ka hasur kur ka filluar punën dhe ka gjetur se vjedhjet që kanë ndodhur në rrjetin elektrik kanë qenë të mëdha.

“Në Prizren na ka dalë shumë telashe, vjedhja dhe dëmtimi ka qenë shumë i madh edhe në gypa. Edhe në pikat tjera njëjtë ka pasur vjedhje dhe dëmtime. Kjo është një nga arsyet që po na vonon më së shumti. I kanë vjedhur kabllot edhe në shtylla, që është edhe më telashe. Secilën prej kabllove tash duhet me i shti me kran”, tregon më tej Mazrekaj.

Vjedhjet janë enorme. Duke i parë nga afër dhe duke u ballafaquar me pasojat, Mazrekaj për “Zërin” ka thënë se janë vjedhur 14 trafo, që vlera e tyre është te 4,800 mijë euro, 54 ormanë elektrikë, që vlera e tyre është tek 1,200 euro dhe 80 kilometra kabllo. Këto llogariten vetëm si vjedhjet me vlera më të mëdha, pa shtuar edhe vjedhjet e tjera.

Për të evituar vjedhjet, nga materiali i bakrit që është përdorur dikur në instalimin e ndriçimit dhe si material i dëshiruar nga hajnat, tash kompania “Prima Select” po vendos material të aluminit.

Ministria e Infrastrukturës ka thënë që kompania për mirëmbajtje të autostradës do të sigurohet që të mos ketë vjedhje më.

“Kompania për mirëmbajtje të autoudhës është përgjegjëse për sigurimin e autoudhës 7/24 h, ndërsa operatori ekonomik i kontraktuar për ndriçim do të bëjë vetëm implementimin e kontratës për funksionalizimin e ndriçimit publik”, thuhet nga Ministria.

Por vonesat në projekt, sipas udhëheqësit të punimeve Mujë Mazrekaj, vijnë edhe nga kompania KEDS. Lidhjet dhe punët e tjera që presin dorën e KEDS-it në lartpërçues, ai thotë se po vonohen.

Kjo kompani në përgjigje për gazetën ka treguar se nuk ka asnjëfarë lidhjeje me këtë çështje.

“Ndriçimi publik nuk është kompetencë e KEDS-it. Në këtë rast është kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës”, është thënë nga KEDS-i.

Autostrada nuk konsiderohet e përfunduar, pasi nuk i ka të përfunduara ende pushimoret. Një pjesë e kësaj rruge, që të sjell deri në Prishtinë, nuk konsiderohet autostradë edhe sipas shenjave të sinjalistikës në komunikacion. Nga Gjurgjica autostrada nuk konsiderohet e tillë. Qasja në atë rrugë magjistrale është nga të gjitha anët dhe bizneset e shtëpitë janë krejt pranë rrugës. Në autostradë kyçesh përsëri në Fushë-Kosovë dhe deri tash mund të vazhdosh rrugën deri në Besi, ku përfundon gjithçka.

Vazhdimi i autostradës deri në Merdar, sikur ka qenë ideja, pritet të ndodhë. Kjo e gjitha nën siglën e “Autostradës së Paqes”, që nga Besia deri në Merdar i ka edhe 27 kilometra. Kjo autostradë ishte pjesë e marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator 2020 në Washington nga ish-kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nën mbikëqyrjen e ish-presidentit Donald Trump.

Kosova ka edhe autostradën tjetër në drejtim të Maqedonisë së Veriut, “Arbën Xhaferi”, e cila ka kushtuar mbi 600 milionë euro dhe është ndërtuar nga kontraktori i njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat