E pabesueshme! Dushan Janjiq: Serbia e paguan Grenelin 100 mijë dollarë në muaj për lobim

Lajme

E pabesueshme! Dushan Janjiq: Serbia e paguan Grenelin 100 mijë dollarë në muaj për lobim

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 17:43
Dushan Janjiq

Analisti politik, Dushan Janjiq, deklaroi të hënën se Serbia e paguan me nga 100 mijë dollarë në muaj ish-Emisarin Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Në emisionin “Linjë e ndryshme e radios” ai tha se Grenelli përfaqëson hapur interesat e Serbisë kudo që e gjen veten, shkruan portali i Malit të Zi, “Antena M”.

Sipas tij,  presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paguan shuma të mëdha për lobim.

“Ne i paguajmë Grenellit 100 mijë dollarë në muaj, nuk e di pse, kur shefi i tij nuk është në pushtet”, tha Janiq, duke shtuar se “Serbia po lobon në një mënyrë të vjetër dhe joproduktive”.

Richard Grenell njihet për qëndrimet e tij pro Serbisë në raport me Kosovën.

Përmes Twitterit në shumë raste ka kritikuar Kosovën, e sidomos kryeministrin Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat