Shtatorja e Adem Jasharit më 28 Nëntor vendoset në qendër të Shtimes

Lajme

Shtatorja e Adem Jasharit më 28 Nëntor vendoset në qendër të Shtimes

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 23:45
Shtatorja e Adem Jasharit

Shtatorja e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, do të vendoset më 28 Nëntor në qendër të Shtimes.

Kështu ka njoftuar kryetarit aktual i Shtimes Naim Ismajli.

Në një shkrim në Facebook, ka thënë se kjo shtatore madhështore do të jetë një frymëzim i përhershëm.

“Sot vizitova shtatoren e përfunduar të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, e cila do të vendoset më 28 Nëntor në qendër të Shtimes. Kjo shtatore madhështore do të jetë një frymëzim i përhershëm që do të na jep forcë të ecim përpara duke kujtuar gjithmonë kontributin e heronjve tanë, bijve dhe bijave më të shtrenjta të Kosovës”, ka shkruar Ismajli.

Ndryshe, veprën e realizoi skulptori Agron Blakcori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat