Gjatë korrikut, gushtit dhe shtatorit nga skema sociale kanë përfituar mbi 25 mijë familje

Lajme

Gjatë korrikut, gushtit dhe shtatorit nga skema sociale kanë përfituar mbi 25 mijë familje

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë TM3 2021: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 mijë 514 familje me gjithsej 101 621 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 mijë e 521 familje.

Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se: nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 141 099 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 48 636 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 542 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 72 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 086 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 212 përfitues.

Nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 615 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 816 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 19 023 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 693 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 361 përfitues; nga skema për veteranët e luftës janë 36 920 përfitues; dhe nga skema e viktimave civile janë 970 përfitues.

ASK njofton se gjatë këtij tremujori janë braktisur 3 fëmijë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat