Këshilltarja e OKB-së i drejtohet serbëve, nuk shkohet përpara nëse mohohet gjenocidi

Lajme

Këshilltarja e OKB-së i drejtohet serbëve, nuk shkohet përpara nëse mohohet gjenocidi

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 09:16
Vairamu Nderitu

Këshilltarja për parandalimin e gjenocidit pranë OKB-sl Alis Vairamu Nderitu e cila ndodhet në vizitë në Serbi ka deklaruar se është vështirë që shoqëria të ec përpara nëse ka mohim të gjenocidi, shkruan “Nova.rs”, transmeton “Bota Sot.

“Përderisa ka grup të njerëzve që kanë ndikim që mohojnë se në Srebrenicë ka pasur gjenocid apo se nuk ka pasur gjenocid në Ruandë, apo holokaust, për atë shoqëri është vështirë të ecet përpara”, tha ajo për Radio Evropa e Lirë (REL).

Nderitu ka vlerësuar se Serbia nuk po arrin të përballet me të kaluarën dhe ka shtuar se ata që mohojnë gjenocidin i mbajnë gjeneratat e reja si peng të frikës nga diçka që mund të vjen.

“Gjenerata e reja duhet të shikojnë ka e ardhmja dhe për te të mendojnë pozitivisht”, tha Nderitu, duke shtuar se OKB përcjell situatën në BeH dhe zhvillimet rreth muralit të Ratko Mladiç në Beograd.

Ajo shprehet se është i nevojshëm të bisedohet, jo vetëm për muralin por edhe gjërat tjera që qëndrojnë prapa muralit.

“Pse doni ta keni atë mural në përgjithësi? Duhet të shkojmë tutje dhe të merremi me çështjen pse njerëzit duan të identifikohen me Ratko Mladiç dhe sa janë të gatshëm ta mbrojnë”, tha ajo.

Nderitu tha se është e domosdoshme lufta kundër gjuhës së urrejtjes dhe mohimit të gjenocidit, tendenca që ka edhe në vendet tjera.

Ajo është këshilltare e sekretarit të përgjithshëm Guetesh dhe nënsekretare për parandalimin e gjenocidit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat