18 vjet nga vrasja e Sabahate Tolajt dhe Jusuf Haklajt

Lajme

18 vjet nga vrasja e Sabahate Tolajt dhe Jusuf Haklajt

Nga: N. Sh. Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 10:05
Jusuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj

Nesër bëhen 18 vjet nga vrasja e luftëtarëve të lirisë dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Sebahate Tolaj dhe Jusuf Haklaj.

Në një njoftim të publikuar në rrjete sociale, në shenjë nderimi për ta do të organizohen homazhe.

Njoftimi i plotë:

Në 18-të vjetorin e vrasjes  së luftëtarëve të lirisë dhe pjestarëve të Policisë së Kosovës, Sabahate Tolaj e Jusuf Haklaj, nën organizim të keshillit organizativ të fshatit Isniq dhe Pobergjë si dhe familjarëve të tyre, me datë 24.11.2021 ( e Merkurë) në shenjë nderimi e respekti do të organizohen homazhe sipas kesaj agjende:

Në ora 10:00 tek monumenti i Heronjëve para objektit të Policisë së Kosovës në Pejë.

Në ora 11:00 tek vendi i vrasjes në fshatin Raushiq të Pejës.

Në ora 12:00 tek varri i Sabahate Tolaj në fshatin Pobergjë.

Në ora 13:00 në Kompleksin Memorial në Koshare aty ku pushon trupi i Jusuf Haklaj.

Pjesmarrja e juaj nderon sakrificën jetësore të Heronjëve Jusuf Haklaj dhe Sabahate Tolaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat