Në Serbi, Vuçiqin e quajnë qyqar

Lajme

Në Serbi, Vuçiqin e quajnë qyqar

Nga: F. B. Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 16:18
Aleksander Vuçiq

Banorët e luginës Jadar, pronat e të cilëve janë lëndë e interesimit të kompanisë Rio Tinta për eksploatim të litiumit dhe ndërtimin e minierës do të pamundësohen të vijnë në protestën e planifikuar përpara presidencës, shkruan “Pravda” duke e quajtur Vuçiqin një qyqar, transmeton “Bota sot”.

“Herën e shkuar kemi paguar dy autobus, por transportuesve që na sollën në Beograd iu kanë shkuar inspektorati me të u kthyer dhe iu kanë shkruar dënime të larta. Tash nuk ka kush nga dërgon në protestë , nuk kemi si shkojmë në Beograd dhe nuk po gjejmë mënyrë të organizohemi dhe kjo është turp nga regjimi. Secili ka punë dhe nuk mund të lëmë punën, por jemi të gatshëm të arrijmë disi në proteste, ndonëse nuk ka kush na sjell”, ka thënë bujku nga Koreniti Predrag Gjuriç.

Ai shtoi se edhe përpara kanë pasur telashe kur kanë shkuar në Beograd.

“Kur shkuam herën e kaluar, na ndalën autobusin deshën të na kthejnë, mos të ishte avokati me ne, me siguri do na kthenin”, tha ai.

Protesta e lidhjes ekologjike është e paralajmëruar për sonte para presidencës për shkak të ndryshimit të ligjit për tokat, referendum edhe iniciativën popullore.

Protesta me emër “Ne e dimë se nuk e japim tokën, e ju?”, do të organizohet për ndryshimet e lartshënuara ku bazuar në marrëveshjet ndërkombëtare dhe partneritetit strategjik mundet që të shpall secilën pronë si pronë publike, kjo do të thotë se ka bazë ligjore për marrjen e pronës private me kompensim për çdo projekt.

Aktivistët tërheqin vërejtjen se ky ligj është iniciuar pikërisht tash ashtu që shteti të hap rrugën për minierën e litiumit në luginën Jadra nga kompania Rio Tinta. Si kanë thënë për “Pravda” banorët  e këtij lokaliteti janë pamundësuar për të marr pjesë në protestë, sepse frikësohen transportuesit të i bartin deri në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat