Pse Viola von Cramon është cak i sulmeve në Serbi?! Një nga arsyet, kërkesa për njohjen e Kosovës nga Serbia

Lajme

Pse Viola von Cramon është cak i sulmeve në Serbi?! Një nga arsyet, kërkesa për njohjen e Kosovës nga Serbia

Nga: F.B Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 11:01
Viola von Cramon

Deputetja e të gjelbërve gjerman në PE, Viola von Cramon, është bërë sërish cak i sulmeve në mediet serbe sepse hapur kërkon njohjen e Kosovës nga Serbia, ka mbështetur aksionin e luftimit të krimit në veri dhe mbështet protestat për sundimin e ligjit në Serbi, sipas “Kurir” ajo hapur ka orientuar fuqinë politike për të rrëzuar pushtetin aktual, transmeton “Bota Sot”.

Ajo është mbështetësja më e madhe e kryengritjes dhe protestave që po zhvillohen në Serbi dhe si raportuese e PE për Kosovë angazhohet dhe lobon për pavarësinë e Kosovës. Njihet si përzgjedhëse e temave të caktuar për reagim dhe interpretim dhe direkt sulmon pushtetin në Serbi.

Ajo brenda natës është bërë “yll në medie” pasi hapur ka mbështet organizimin protestave edhe bllokimin në Serbi nën flamurin e lëvizjes ekologjike dhe partive opozitare, duke neglizhuar detyrën e saj primare që të tërheq vërejtjen Prishtinës edhe Evropës për sulmet ndaj serbëve.

Vërejtje në angazhimin e saj ka pasur posaçërisht nga ministri Selakoviç edhe kryeministrja Bërnabiç, ku theksuan se mbështetja e hapur nga Cramon bllokimit të rrugëve edhe protestave legjitimohet jo si mbrojtëse e drejtave të njeriut por terrorit të pakicës ndaj shumicës.

“Porosi e pashembullt dhe e pahijshme nga Cramon, qeveria e Serbisë dhe Bërnabiç ia thanë hapur kritikën ndaj heshtjes së saj kur pati ndërhyrje në veri, e tash mbështet forcat minuese në Serbi”, ka thënë Selakoviç

Kreu i Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Drecun tha se reagimi i Cramon është i njëanshëm dhe ajo po sillet si lobuese e shtetit të Kosovës.

“Kjo vërehet në vlerësimin e situatës në Kosovë, ku ajo nuk e sheh se atje jetojnë edhe serbë dhe atyre iu është rrezikuar jeta edhe prona dhe liria e lëvizjes nga dhuna e Prishtinës, duke ndërhyrë e shtënë në popullin duarthatë. Ajo si raportuese nuk e sheh s epo përzihet hapur në politikën e brendshme të Serbisë duke marr rol që nuk i takon. E shohim se lotuesja mbështet aktorët në Seri që thërrasin për dhunë edhe shkelje të Kushtetutës”, tha Drecun.

Cilat janë deklaratat për të cilat sulmohet Viola von Cramon?

Për lobim:

“Po, unë jam lotuese e Kosovës, por nuk paguhem për këtë”.

Për intervenimin e policisë në veri të Kosovës:

“Është mirë që qeveria e Kosovës po përballet me atë, sepse lufta kundër krimit edhe korrupsionit vazhdimisht ishte kërkesë e BE-së”.

Për pranimin e Kosovës:

“Pranimi i Kosovës është kusht edhe për përparimin e mëtejshëm në bisedimet mes Serbisë dhe BE-së- kjo i është thënë qartë Beogradit"

Për protestat edhe bllokimin e rrugëve në Serbi:

“Ky grup i protestuesve qartë angazhohet për sundim më të madh të ligjit, transparencë dhe vendosjes e standardeve ekologjike në Serbi, kështu që jam habitur me reagimin e pushtetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat