Serbët bllokojnë pikën kufitare në Merdare

Lajme

Serbët bllokojnë pikën kufitare në Merdare

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 16:15
Bllokimi i Merdares.

Rreth 50 anëtarë të Lëvizjes serbe “Besim, Shpresë, Dashuri” mesditën e së shtunës kanë bllokuar pikëkalimin kufitar në Merdare.

Kryetari i kësaj Lëvizjeje, Nemanja Saroviq, ka deklaruar se qytetarët kanë bllokuar kalimin administrative në Merdare për shkak të miratimit të ligjit për referendum dhe shpronësim.

Tutje, ai tha se bllokimi ka ndodhur edhe për shkak të politikës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ndaj Kosovës si dhe zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit.

“Shqiptarët bëjnë të ashtuquajturat Shqipëria e madhe dhe qeveria jonë hesht me këmbëngulje. Ka kaluar një javë që kur janë hequr pikat kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa kufiri i vërtetë është bërë në vendkalimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë qendrore”, tha Saroviq.

Ai ka shtuar se qytetarët në Merdar kanë bllokuar komunikacionin në të dy drejtimet dhe se protestat do të zgjasin derisa Aleksandar Vuçiq të largohet nga pushteti.

Qytetarët që ishin mbledhur në vendkalimin e Merdares mbanin pankarta ku shkruhej “Shengeni i Vogël – Shqipëria e Madhe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat