Çmenden gazetat e Vuçiqit: Egërsi në Tiranë...

Lajme

Çmenden gazetat e Vuçiqit: Egërsi në Tiranë...

Nga: N. Sh. Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 20:53
Pamje nga djegia e flamurit serb

Sot në Tiranë është mbajtur një protestë mjaftë e madhe kundër presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Vuçiq ka vizituar Tiranën përkundër se opozita atje ka protestuar kundër tij.

Kjo protestë nuk e ka penguar as kryeminsitrin Edi Rama që të pret në mënyrë dinjitoze Vuçiqin, ku para pak çastesh e dërgoi në darkë.

Për protestën në Tiranë, kanë reaguar mjaftë ashpër mediat serbe.

Gazetari Dush Gashi, ka publikuar disa tituj të këtyre mediave, të cilat njihen edhe gazetat e Vuçiqit.

Postimi i Gashit:

Gazetat e Vuçiqit: Egërsi në Tiranë...

Titujt e disa nga tabloidët e Beogradit, të cilët janë nën kontrollin e Aleksandar Vuçiqit, "mikut" të ri të Tiranës zyrtare:

- Egërsi në protestën e Tiranës: Ekstremistët shqiptarë djegin flamujt serbë

- Pamje rrëqethëse nga Tirana: Atmosferë linçi dhe djegie e flamurit serb

- Egërsi në Tiranë: Pjesëmarrësit e protestës djegin flamurin serb

- Protestë në Tiranë kundër kryetarit të Serbisë: Snajperistë në ndërtesa, ekstremistët planifikojnë diversion në kolonën e Vuçiqit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat