Flet vëllai i të dyshuarit për vrasjen e gruas në Llaushë: Kishte probleme psikike, policia e liroi dhe ai u kthye e mbyti gruan

Lajme

Flet vëllai i të dyshuarit për vrasjen e gruas në Llaushë: Kishte probleme psikike, policia e liroi dhe ai u kthye e mbyti gruan

Më: 6 janar 2022 Në ora: 14:44
Azem Qerimi

Mbrëmë, e mërkurë, u privua nga jeta një gruaja 48-vjeçare me inicialet L.Q., në shtëpinë e burrit të saj në Llaushë të Skenderajt.

Azem Qerimi, vëllai i të dyshuarit, me iniciale S.Q, që privoi nga jeta bashkëshorten e tij ka rrëfyer tërë ngjarjen tragjike.

Ngjarja tragjike që ka ndodhur të mërkurën në Llaushë, kishte nisur kohë më parë.

Për dhunë ndaj bashkëshortes, Azemi thotë se vëllai i tij ka shkuar disa here në Polici.

“Katër apo pesë ditë para se me ndodh rasti, policia e ka liru vëllaun tim. Vëllau im ka pasur probleme psiqike dhe është paradoks si lirohet një person i tillë. Pas është kthy në shtëpi ai e ka vrarë grun e tij. Gruaja e tij ka qenë një grua shembullore. Vëllai im edhe më herët ka pas probleme edhe kriza nervore kohë pas kohe. Jam i befasuar si Policia e liron një person që ka tentu të vras bashkëshorten e tij disa herë”, tha Qerimi për Arbresh.

E ndjera do të varroset në Buroj në fshatin e lindjes së saj. I dyshuar është ndalur nga Policia e Kosovës për 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat