Petkoviq: Vëllezërit serbë nga Kosova janë me Republikën Serbe

Lajme

Petkoviq: Vëllezërit serbë nga Kosova janë me Republikën Serbe

Më: 10 janar 2022 Në ora: 09:49
Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka uruar 9 janarin, ditën e Republikës Serbe, dhe ka thënë se vëllezërit nga Kosova janë me Republikën Serbe.

Ai ka uruar 30 vjetët e para të Republikës Serbe në Instagram.

“I ndërtuar mbi martirizimin serb, ju qëndroni duke duruar të gjitha fatkeqësitë në kohët më të vështira!

Vëllezërit tuaj nga Kosova janë me ju dhe ndajnë të gjitha vuajtjet dhe përpjekjet për të mbetur shenjtorë të serbizimit”, ka shkruar Petkoviq në urimin e ditës së Republika Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat