Vuçiqi takon sot Dodik-un dhe përfaqësuesit serbë nga Kosova

Lajme

Vuçiqi takon sot Dodik-un dhe përfaqësuesit serbë nga Kosova

Nga: F.B. Më: 14 janar 2022 Në ora: 09:35
Aleksander Vuçiq, Dodik

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, sot do të zhvillojë takime të ndara me anëtarin serb të kryesisë së BeH, Dodik dhe me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, transmeton “Bota Sot”.

Fillimisht, sipas njoftimit të kabinetit të Vuçiqit, ai do të takohet me Dodikun, ndërsa më pas do të mbajë takim me serbët e Kosovës.

Takimi me anëtarin e kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Dodik mbahet pas orës 9.00 në villen "Mir".

Ndërsa, takimi me serbët e Kosovës do të mbahet në ora 12.00 në presidencën e Serbisë, kurse pas takimit pritet të lëshohet një kumtesë.

Këto takime po vijnë në momentin kur situata në BeH është e tensionuar dhe ku ka kërcënime me sanksione nga BE-ja për entitetin serb.

Ndërkaq, me serbët nga Kosova do të shqyrtohet situata e sigurisë në Kosovë, posaçërisht në lidhje me referendumin që do të mbahet në Serbi me 16 janar. 

Qeveria e Kosovës nuk e ka lejuar mbajtjen antikushtetuese të referendumit të Serbisë, duke ua ofruar mundësinë e votimit me postë ose në Përfaqësinë e saj në Kosovë, të atyre serbëve që kanë dyshtetësi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat