Djali i Ivanoviqit: Nga e dinte BIA se babai im do të vritej?

Lajme

Djali i Ivanoviqit: Nga e dinte BIA se babai im do të vritej?

Më: 14 janar 2022 Në ora: 21:34
Nikolla dhe Oliver Ivanoviq

Në katër vjetorin e vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, djali i tij Nikolla Ivanoviq, ka deklaruar se vrasja e babait të tij ishte “një akt politik”.

Ivanoviq ka shtuar se procesi që u bë pas vrasjes së babait të tij kishte të bënte gjithçka me politikën.

“Është padyshim një akt politik. Me kalimin e viteve, po dëshmohet se kjo do të zgjasë. Diçka drastike do të duhej të ndryshonte në atë proces për të thënë se ai na dërgon drejt një zgjidhjeje”, tha ai për N1.

Duke përshkruar gjyqet, ai thotë se “duken shumë kaotike”. “Përmes avokatëve të tjerë mora informacion se unë dhe nëna ime ishim thirrur në gjyq. Fillimisht menduam se ishte thirrur nëna ime si dëshmitare dhe më pas e kuptuam se jemi thirrur si viktima”, thotë ai.

“Si ka mundësi që dikush që punon për BIA-n të ketë ditur se babai im do të arrestohet, por nuk e ka ditur se do të vritet. Kjo është baza e mendimit tim se Beogradi duhet të ketë ditur diçka dhe duhet të dijë diçka edhe sot, vetëm për të parandaluar çdo spekulim në këtë drejtim”, thotë Ivanoviq.

I pyetur për videon për të atin, e cila u transmetua në frekuencën kombëtare serbe, ai tha se ishte “një katastrofë që fatkeqësisht ndodh sot”.

Ai është i mendimit se babai i tij “pas zgjedhjeve të fundit e ka kuptuar se është e vështirë të luftohet kundër gjithë mekanizmit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat