​Tri shkolla fillore në Viti nga nesër në mësim online

Lajme

​Tri shkolla fillore në Viti nga nesër në mësim online

Më: 23 janar 2022 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Komuna e Vitisë ka njoftuar se pas rritjes së numrit të nxënësve të infektuar me COVID-19, si dhe personelit arsimor, stafit teknik e administrativ, SHFMU "Dëshmorët e Vitisë" - në Viti, SHFMU "Nazmi Pajaziti", në fshatin Radivojc dhe SHFMU" Skender Emerllahu", në fshatin Ramjan, nga e hëna do të zhvillojnë mësimin sipas skenarit C (online) të MASHT-it.

Sipas njoftimit të komunës, duke zbatuar rekomandimet e Taskforcës së DKA-së për testimin e nxënësve, stafi i QKMF-së në koordinim të plotë me menaxhementin e shkollave po vazhdon me testime rapide në institucionet arsimore.

“Pas rritjes së numrit të nxënësve të infektuar me COVID-19, si dhe personelit arsimor, stafit teknik e administrativ dhe në harmoni me udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë, i hartuar nga MASHT-i, duke aplikuar skenarin C për mësimin online, dhe rekomandimin e IKSHPK-së në Gjilan, shkollat: SHFMU "Dëshmorët e Vitisë" - në Viti, SHFMU "Nazmi Pajaziti" - në Radivojc dhe SHFMU" Skender Emerllahu" - në Ramjan, nga e hëna do të zhvillojnë mësimin sipas skenarit C (online) të MASHT-it”, thuhet në njofitm.

Kjo komunë njofton se shkollat e tjera gjatë fundjavës janë dezinfektuar dhe do të vazhdohet me testime rapide edhe gjatë javës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat