​MMPH: Do ta përcaktojë çmimoren për kategoritë që mbështet në udhëtimin me autobus

Lajme

​MMPH: Do ta përcaktojë çmimoren për kategoritë që mbështet në udhëtimin me autobus

Më: 14 mars 2022 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është duke i përcjellur me vëmendje zhvillimet që janë duke ndodhur në raport me rritjen e vazhdueshme të çmimeve të biletave me qëllim të mbrojtjes së disa nga kategoritë e veçanta të shoqërisë.

Në mbështetje të autorizimeve ligjore kemi ndërmarrë hapat formal ligjor duke u mbështetur në Ligjin për Transportin, për të caktuar çmimore të veçantë për fëmijët, studentët, invalidët e luftës të punës dhe pensionistët, që këto kategori të jenë më të mbrojtura në raport me çmimet në rritje në transportin ndër urban të udhëtareve me autobus.

Duke qenë në këto rrethana, MMPHI thotë se është detyruar që të reflektojë autoritetin ligjor, duke nxjerr aktin nënligjorë (vendim) të përcaktojë çmimore të veçantë deri në normalizimin e gjendjes me çmimet nga operatorët e transportit ndërurban të udhëtarëve me autobus.

Njoftohen të gjithë operatorët se MMPHI-ja, përmes mekanizmave dhe instrumenteve ligjore do të bëjë mbikëqyrjen e zbatimit të vendimit në fjalë nga të gjithë operatorët e transportit të udhëtarëve, rrjedhimisht në mbështetje të dispozitave ligjore të ligjit N/L-179 për transportin rrugor. Organet e kontrollit do të ndërmarrin të gjitha veprimet e domosdoshme me qëllim të zbatimit të këtij vendimi”, thuhet në njofitm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat