Angjelkoviçit i “djeg” deklarata e ambasadorit të Kosovës, Faruk Ajeti

Lajme

Angjelkoviçit i “djeg” deklarata e ambasadorit të Kosovës, Faruk Ajeti

Nga: F.B Më: 15 mars 2022 Në ora: 09:16
Dragomir Angjelkoviç

Deklarata e ambasadorit të Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti për gazetën gjermane “Tagespost” se “shumë prej kishave ortodokse para shumë shekujve ishin kisha katolike shqiptare dhe se gjatë luftës ato janë mbrojtur nga UÇK”, ka ngjallë reagime në Serbi.

Kështu analisti politik Dragomir Angjelkoviç, këto deklarata i ka quajtur gënjeshtra, pasi secili manastir ka themeluesin e vetë.

“Bëhet fjalë për ndryshimin e tezave dhe gënjeshtra” tha ai.

Po ashtu analistit politik Angjelkoviç duket qartë se nuk i ka pëlqyer as pjesa e deklaratës ku Ajeti shprehet se shqiptarët e Kosovës e ndër ta edhe vetë luftëtarët e UÇK-së, kanë mbrojtur manastirin e Deçanit si në rastin e turmës së zemëruar në vitin 2004.

"Secili manastir ka themeluesin e vetë, dihet kur, kush është ngritur, posaçërisht që shqiptar në atë kohë nuk kishte. Ka pasur rreth 2 për qind blegtorë shqiptar që dëshmohet edhe në regjistrimet turke”, tha Angjelkoviç.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti, këtë e tha në intervistën për gazetën katolike gjermane "Tagespost", duke shtuar se shqiptarët e pranuan ortodoksinë në mbretërinë romake para se serbët të vinin në Ballkan, ndërsa pranuan islamin pasi osmanët erdhën në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat