Aksident mes tri automjeteve, bllokohet rruga Prishtinë-Pejë

Lajme

Aksident mes tri automjeteve, bllokohet rruga Prishtinë-Pejë

Më: 17 mars 2022 Në ora: 20:58
Bllokohet rruga Prishtinë-Pejë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:50 mes dy kamionëve dhe një fugoni në rrugën Prishtinë – Pejë, më saktësisht në fshatin Komoran.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Paparacin se deri më tani nga ky aksident janë lënduar katër persona.

Ai ka shtuar se rruga Prishtinë-Pejë për momentin është e bllokuar.

“Deri në këtë moment ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona të lënduar. Drejtimi i rrugës Prishtinë-Pejë për momentin është i bllokuar”, tha Kelani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat