Reagojnë në Serbi për bojkotimin e mallrave serbe nga shqiptarët

Lajme

Reagojnë në Serbi për bojkotimin e mallrave serbe nga shqiptarët

Nga: F.B Më: 21 mars 2022 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Fushata e shqiptarëve për bojkotimin e mallrave serbe u bart edhe në xhami të premten, kështu krerët e bashkësisë islame kanë ftuar qytetarët që mos të blejnë dhe konsumojnë produkte serbe dhe të furnizohen me produkte vendore, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Ligjëratat për “dëmtimin “ e produkteve serbe u mbajtën të premten në të gjitha xhamitë dhe ku ata këshillohen mos të blejnë mallra serbe.

Kjo thirrje po cilësohet fjalim urrejtës ndaj popullit serb në Kosovë që nisi me spotin televiziv dhe grupit “Besa besë” që po qarkullon në medie, ku vajza e vogël qorton babin që mos të blejnë mallra serbe “A nuk na ka thënë gjyshja mos të blejmë prodhime serbe? Apo do me na helmua? A nuk ja vranë gjyshes krejt familjen dhe ka mbetur e vetme?”

Këto fjalë i dëgjon edhe gruaja që ka mbushur karrocën me produkte serbe në market që pastaj i hedh ato duke u përlotur.

Bisedues të "Novosti", thonë se kjo ka kaluar bojkotimin dhe përbëjnë rrezik të drejtave edhe sigurisë së serbëve në Kosovë.

“Frikësohem nga retorika negative ndaj mallrave serbe sepse mund të sjellë përkeqësim të situatës së sigurisë”, shprehet Gordana Gjoriq nga sektori i shoqërisë civile.

“Keqpërdorimi i fëmijëve nuk është gjë që nuk ka ndodhur në Kosovë, duhet kujtuar demonstratat në vitet 90-ta kur deshën të dëshmojnë rrezikun e ekzistencës nga Serbia dhe gratë me bukë edhe fëmijë në krahë demonstruan. Pastaj helmimi i fëmijëve”, tha Ivan Miljkoviç gazetar nga Graçanica.

Sipas tyre porositë nga spoti janë pjesë e arsimit që i mësojnë fëmijët nga vegjëlia se “serbët janë armiq të tyre shekullor".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat