Gjukanoviq: “Bota ruse” në Ballkan është “bota serbe”

Lajme

Gjukanoviq: “Bota ruse” në Ballkan është “bota serbe”

Më: 22 mars 2022 Në ora: 08:57
Millo Gjukanoviq

Presidenti malazez Millo Gjukanoviq vlerësoi se kriza politike në Mal të Zi, të cilës nuk i duket fundi, në fakt është produkt i prezencës së destruktimit serbomadh  dhe rus tashmë pesë apo gjashtë vjet, transmeton “Pobjeda” e Podgoricës.

Në një intervistë dhënë për gazetën greke “Kathimerini”, në pyetje nëse kriza në Ukrainë mund të përhapet në Ballkanin Perëndimor, Gjukanoviq ka thënë se gjatë historisë, kurrë nuk ka qenë problem për Ballkanin të gjejë arsye për një luftë të re.

Ai shpjegoi se në Ballkan, përveç çështjeve të pazgjidhura të mbetura nga shpërbërja e Jugosllavisë, ka terren pjellor për destruktim dhe stagnim në integrimin evropian të të gjithë rajonit në vitet e fundit, gjë që inkurajon dhe forcon forcat retrograde që nuk shohin e ardhmja e vendeve tona në BE.

“Bosnja është ende jofunksionale, entiteti serb vazhdimisht kërcënon me shkëputje. Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë po sillet në vend. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ende nuk i kanë hapur negociatat për anëtarësim. Në Mal të Zi tashmë 5-6 vjet kemi krizë politike për shkak të pranisë së destrukcionit serbomadh dhe rus, të cilës nuk po i shihet fundi. Kundërshtarët e rrugës evropiane dhe euroatlantike të Malit të Zi, ndërkohë prej opozitës janë bërë pjesë e qeverisë, duke minuar institucionet e sistemit nga brenda. Që ironia të bëhet edhe më e madhe, kjo është bërë jo vetëm me politikën, gjegjësisht me angazhimin nacionalist të Kishës Ortodokse serbe, e cila është destabilizuese si në Mal të Zi ashtu edhe në rajon, por me mbështetjen e disa partnerëve perëndimorë që nuk e kanë parë dhe ende nuk e shohin mjaft destruktimin e palëve të treta të mbështjellë me parulla për përparimin demokratik të shoqërisë. Projekti i “botës ruse” në Ballkan quhet “bota serbe”, ndërsa Mali i Zi po konsiderohet si pjesë e saj e natyrshme”, ka thënë Gjukanoviq.

Ai shton se para agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, gjatë vizitës së tij në Greqi, publikisht ka shprehur frikën se kriza ukrainase mund të prekë edhe Ballkanin.

“Tani, pasi shpërtheu lufta, ai rrezik po intensifikohet. Ju përkujtoj se këtë e kanë paralajmëruar edhe ministri i jashtëm rus edhe përfaqësuesit e NATO-s. A ka ndonjë adresë më të rëndësishme për një pretendim të tillë”, ka thënë Gjukanoviq, duke shtuar se arsyeja për një luftë e re mund të gjendet pothuajse në çdo vend ballkanik, por kjo frikë racionalizohet disi nga reagimi në kohë dhe vendimtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

I pyetur se cilët janë promotorët e ideologjive të dëmshme në Ballkanin Perëndimor, Gjukanoviq kujton tentativën për grusht shteti në Mal të Zi në vitin 2016, të cilit, vetë shteti i rezistoi pa ndihmën e jashtme.

“Mendoj se sot mund të shihen me sy edhe ato ideologji edhe promotorët e tyre. Këtë nuk e sheh vetëm ai që nuk dëshiron ta shohë. Përpjekja për grusht shteti në Mal të Zi në vitin 2016, të cilit i rezistuam pa ndihmën e askujt, ishte vetëm një paralajmërim të tmerreve ukrainase dëshmitarë të cilëve jemi. Rusia po e renovon plotësinë e saj historike, duke bashkuar botën ruse në tërësinë e saj të rusëve, bjellorusëve dhe “rusëve të vegjël” – siç po e sheh këto ditë një nga promotorët e ambicieve të perandorake ruse fushatën ushtarake të Rusisë në Ukrainë,” ka thënë Gjukanoviq.

Ai gjithashtu përkujtoi deklaratën e mitropolitit të Malit të Zi Joaniki, duke thënë se mitropoliti i kishës së Serbisë në Mal të Zi njëkohëshisht po deklaron se ngjarjet në Ukrainë janë pasoja të ateizmit dhe se Mali i Zi parashikohet të jetë një Ukrainë e vogël.

Forcat proruse në Serbi, Mal të Zi dhe në Republikën Serbe po organizojnë mitingje në mbështetje të Putinit dhe po festojnë të bëmat e ushtrisë ruse. Infrastruktura mediatke, me përkrahje të majme financiare për këto veprime, tashmë një kohë të gjatë është vendosur në rajon. Qendrat janë në Beograd dhe Banjallukë, prej nga aktivitetet po përhapen në Mal të Zi dhe në të gjithë rajonin, ka thënë Gjukanoviq.

Ai e karakterizoi Serbinë si një përfaqësues të hapur të Kremlinit në Ballkanin Perëndimor.

Beogradi është një nga kryeqytetet e pakta evropiane, në mos i vetmi, që nuk e ka dënuar agresionin rus dhe që nuk i është bashkuar politikës së sanksioneve të Bashkimit Evropian, edhe pse është një vend kandidat. Tregimi për neutralitet është tregim për fëmijët e vegjël. Nuk ka rëndësi nëse një vend është neutral, por nga ana e kujt është si neutral, ka thënë Gjukanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat