Jovanoviç: Nuk duhet reciprocitet, kështu duhet të veproj Kurti

Lajme

Jovanoviç: Nuk duhet reciprocitet, kështu duhet të veproj Kurti

Më: 25 mars 2022 Në ora: 00:00
Çedomir Jovanoviç 

Kryetar i Partisë Liberale Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviç ka thënë se reciprociteti nuk është një gjë që ai e preferon.

Politikani serb ka thënë se Kosova duhet të tregoj zemërgjërësi dhe më shumë dashuri.

“Kosova dhe Serbia janë vende të vajtura dhe te ngarkuara me probleme të trashëguara dhe reciprociteti për shembull nuk është diçka që unë do ta bëja. Nuk mendoj që te sillemi në mënyrë biblike që nëse dikush të godet në njërën faqe ti, t’i kthesh në faqen tjetër, jo por në zemrën tuaj ka pak si shumë përjashtushmëri edhe ka shumë urrejtje. Kështu që po të isha unë në vendin e tij unë po ju jap pak më shumë zemërgjerësi dhe dashuri.

Psh. Nëse ne nuk mund të hymë në mënyre normale në Serbi, ju hyni në mënyrë normale në Kosovë sepse nuk kemi nevojë të jemi të gjithë të çmendur”, ka thënë Jovanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat