​Lajçak: Ballkani Perëndimor në BE tani, është më urgjent se kurrë më parë

Lajme

​Lajçak: Ballkani Perëndimor në BE tani, është më urgjent se kurrë më parë

Më: 10 prill 2022 Në ora: 21:30
Miroslav Lajçak në Forumin Ekonomik të Delphi

Emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak ka thënë se hyrja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian tash është më urgjente se kurrë më parë.

Ai në një postim në Twitter ka dhënë detaje nga pjesëmarrja e tij në Forumin Ekonomik në Greqi.

“Këtë javë, udhëtova në Greqi për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphi. Për shumë tema të diskutuara në Delphi, ne vetëm mund të merrnim me mend se çfarë do të sjellë e ardhmja.

Megjithatë, për Ballkanin Perëndimor, rruga është e qartë dhe ajo çon drejt BE-së. Tani është më urgjente se kurrë për ta bërë atë realitet. Kjo është ajo që theksova në dy panele dhe gjatë të gjitha takimeve dhe diskutimeve të mia me liderë politikë nga rajoni dhe më gjerë, partnerë dhe miq”, ka shkruar diplomati sllovak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat