Dodik: Prishtina, Podgorica dhe Sarajeva po tentojnë ta destabilizojnë Serbinë dhe Republikën Serbe

Lajme

Dodik: Prishtina, Podgorica dhe Sarajeva po tentojnë ta destabilizojnë Serbinë dhe Republikën Serbe

Më: 15 prill 2022 Në ora: 00:57
Milorad Dodik

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjes dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, deklaroi se Prishtina, Podgorica e Sarajeva po përpiqen ta destabilizojnë Republikën Serbe dhe Serbinë.

“Qendrat nga Sarajeva, Podgorica dhe Prishtina, duke vlerësuar se mund të arrijnë njëfarë suksesi për shkak të konfliktit në Ukrainë, po sulmojnë çdo gjë që mund të destabilizojë serbët dhe dy vendet e tyre – Serbinë dhe Republikën Srpska, por kjo nuk do të ndodhë”, u tha Dodik gazetarëve. në Banja Luka.

I sanksionuari nga SHBA-ja tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Republika Serbe është “faktor përçarës”, duke shtuar se, siç tha ai, të gjithë e dinin se "faktori përçarës botëror ishte Kosova", që sipas tij "u nda nga Serbia".

Dodik tha gjithashtu se në prag të takimit me Përfaqësuesin e Lartë në Bosnje, Christian Schmidt, i ka përcjellë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, qëndrimin e Republikës Serbe për të mos njohur Schmidt si Përfaqësues të Lartë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat