Vali Corleone mbetet në paraburgim edhe për 2 muaj

Lajme

Vali Corleone mbetet në paraburgim edhe për 2 muaj

Më: 21 prill 2022 Në ora: 14:31
Vali Corleone

Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur edhe për dy muaj paraburgim për Princ Vali Corleonen.

Lajmin e ka konfirmuar Zyrtari për Informim Publik, Sabit Shkodra.

“Ju konfirmoj që Gjykata Themelore në Gjilan, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj për të pandehurin në fjalë, do të thotë deri më datë 19.06.2022, do të jetë nën këtë masë”, tha Shkodra.

Kujtojmë se Princ Valentino Corleone është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës për ta mbajtur një muaj paraburgim si i dyshuar për kanosje.

Corleone u transferua në BSL pasi në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, ku Gjykata mori vendim që i njëjti të dërgohet, kishin deklaruar se nuk ka patur vend.

Vali Corleone u arrestua më 21 mars, pasi dyshohet se e ka kërcënuar babain e tij, duke tentuar që ta largojë nga shtëpia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat