Petkoviqi paralajmëron vizitë në Kosovë

Lajme

Petkoviqi paralajmëron vizitë në Kosovë

Më: 23 prill 2022 Në ora: 15:38
Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në kuadër të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq, ka paralajmëruar vizitë dyditore në Kosovë për festën e Pashkëve.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ai ka shkruar se sonte (e shtunë) do të jetë në manastirin në Banjskë të Zveçanit.

Kurse, nesër ka paralajmëruar vizitë në një shkollë në fshatin Banjë.

Herën e fundit kur Petkoviqi deshi ta vizitonte Kosovës, një gjë e tillë iu mohua nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ai pati planifikuar të vinte më 2 dhe 3 dhjetor të vitit të kaluar por kërkesa nuk i ishte miratuar nga institucionet e Kosovës.

Edhe në nëntor ai ishte ndaluar edhe një herë të hynte në Kosovë.

Media ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Jashtme për të kuptuar nëse Petkoviqi ka bërë kërkesë për vizitë dhe nëse i është aprovuar, por është ende në pritje të përgjigjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat