Adem, Hamëz e Shaban Jashari mbrëmë ishin për iftar në odën e Mulla Osmanit

Lajme

Adem, Hamëz e Shaban Jashari mbrëmë ishin për iftar në odën e Mulla Osmanit

Më: 25 prill 2022 Në ora: 11:44
Adem, Hamëz e Shaban Jashari në odën e Mulla Osmanit

Të rinjtë e familjes Jashari, Ademi, Hamza e Shabani, ishin mbrëmë për iftar te hoxha nga Drenasi, Osman Musliu.

Është Musliu që ka njoftuar se shtroi iftar në odën e familjes, ku u shpreh i lumtur për përcjelljen e traditës nga të rinjtë.

Sonte për iftar në odë kishim misafirë shokët e djalit Albanit.

Në mesin e tyre ishin edhe më të mirët e më të dashurit, Shaban, Hamëz e Adem Jashari. Kënaqësi kur i ke mysafirë rininë e i sheh duke respektuar kombin, traditën e fenë. Zoti i nderoftë e i drejtoftë për të mirë e në rrugë të hajrit”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat