Java e vajzave në TIK, Komuna e Prishtinës dhe OEAK synojnë motivimin e vajzave për këtë fushë

Lajme

Java e vajzave në TIK, Komuna e Prishtinës dhe OEAK synojnë motivimin e vajzave për këtë fushë

Më: 27 prill 2022 Në ora: 12:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK, Komuna e Prishtinës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) kanë organizuar diskutimin me temën “Të kërkosh për karrierë në TIK”.

Kompanitë e ndryshme që morën pjesë në këtë diskutim, thanë se 80 për qind e atyre që e përfundojnë trajnimin do të kyçen në punë.

Arian Zeka drejtor ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane (OEAK), ka thënë se është paragjykuar se ky profesion është vetëm për meshkuj.

Dekada më herët është paragjykuar se ky profesion është vetëm për meshkuj. Por kjo qasje ka ndryshuar duke dit faktin që femrat tani punojnë në IT”, tha Zeka.

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, tha se Komuna e Prishtinës këtë herë ka arritur ta mbështesë këtë sektor, e duke lejuar që vajzat dhe gratë ta konsiderojnë TIK-un si mundësi e mirë për punë.

Si komunë për ne ka qenë shumë e rëndësishme që për herë të parë e kemi kry funksionin tonë. Këtë herë jemi bashkuar më ngrit zërin duke lejuar më shumë vajza e djem me konsiderua TIK-un si karrierë se çka kanë me ba në të ardhmen. Jam shumë e lumtur që pak arritëm me u mbledh dhe me i bërë këto aktivitete. Rrugëtimi im deri në komunë ka qenë i paplanifikuar. Kërkoni sa më shumë mundësi dhe eksperimentoni”, tha ajo.

Fjolla Restelica udhëheqëse e projektit “KODE” në kuadër të Ministrisë e Ekonomisë, tha se aktiviteti i tyre është në identifikimin e profileve në tregun e punës. Tha se projekti është i shtrirë në shtatë rajone të Kosovë.

Një prej aktiviteteve është trajnimi i të rinjve. Ne i identifikojmë  se cka pp kërkohet. I gjithë projekti është i shtrirë në shtatë rajone të Kosovës. Deri tash kemi pas interesim të jashtëzakonshëm. Trajnimet janë falas dhe zgjasin 6 muaj. Ky projekt ka filluar nga mësimet e marra nga projekti i kaluar nga Banka Botërore. Në bazë të statistikave të fundit, 39 për qind e nxënësve janë vajza”, tha ajo

Rrezarta Pllana nga “Kaktus Education”, tha se 80 për qind e atyre që e përfundojnë trajnimin do të kyçen në punë.

Jo vetëm në Kosovë por gjithkund në botë ka mangësi të zhvillimit dhe përfshirjes së vajzave në fushën e IT-se. Ka vende në Evropë që ka përfshirjen e femrave 7 për qind. Që në vitin e dytë që përfundojnë tek ne  80 për qind e studentëve kyçen në punë. Çfarëdo fakulteti qe kryeni duhet me dit që duhet me vazhdu me u zhvillu. Ju kisha sugjerua që gjithmonë fillimin e punës dhe shtytjen ta gjeni prej vetes”, tha Pllana.

E Liridona Syla nga kompania “Kutia”, tha se ky profesioni i IT-së po konsiderohet shumë i suksesshëm për vajzat, derisa premtoi që kompania nga ajo vjen ta bëjnë stafin 50 për qind me vajza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat