Rrëfimi i Rafet Ramës për ditën kur u vra Luani: Ramushi më mbuloi me trup për t’më mbrojtur nga plumbat

Lajme

Rrëfimi i Rafet Ramës për ditën kur u vra Luani: Ramushi më mbuloi me trup për t’më mbrojtur nga plumbat

Më: 6 maj 2022 Në ora: 16:58
Rafet Rama

Rafet Rama ishte pjesë e një grupi ushtarësh të UÇK-së që më 6 maj 1997 u përballën në betejë të drejtpërdrejt me ushtrinë serbe në kufirin Kosovë – Shqipëri teksa po sillnin armatim në Kosovë.

Rafet Rama kishte rrëfyer ngjarjen se si ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj e kishte mbuluar me trupin e tij për ta mbrojtur nga breshëria e plumbave në betejën ku para 25 vjetëve u vra Luan Haradinaj, ndërkaq ai mbeti i plagosur.

Edhe pse ende nuk dihej se kush ka shpëtuar e kush jo nga breshëria e plumbave, ishte Ramush Haradinaj ai i cili iu afrua Rafet Ramës, për t’i ndihmuar, pasi që ishte i pari që ishte plagosur.

E vet Rafet Rama tregoi se Ramush Haradinaj e kishte mbuluar atë me trupin e tij, që ta mbronte nga breshëria e plumbave që po kalonte mbi ta.

“Ramushi erdhi drejt te unë, u hodh mbi mua që të më mbronte nga plumbat që vinin mbi ne. Atij i kërkova vetëm çantën e rëndë me armatim të ma largonte nga shpina dhe të mos sakrifikohej për mua. Me zor u largua nga unë, dhe pasi u largua diku 5 metra, e dëgjova zërin e tij që tha se edhe ai u plagos”, ka rrëfyer Rafet Rama.

Në betejën e 6 majit 1997, ishin plagosur Rafet Rama e Ramush Haradinaj, kurse Luan Haradinaj kishte mbetur i vrarë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat